Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 31 Tetor 2022

Publikuar më: 31-10-2022


Në mbledhjen e datës 31 Tetor 2022, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për periudhën e mbyllur më 30 Shtator 2022.

Këshilli Drejtues bazuar në nenin 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë” dhe nenit 62, pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, dhe të nenit 8, pika 2, shkronja “l” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi Pasqyrat Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për periudhën e mbyllur më 30 Shtator 2022. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”).

  • Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për peiudhën e mbyllur më 30 Shtator 2022.

Këshilli Drejtues bazuar në nenin 71 pika 2, të nenit 73, pika 1, dhe të nenit 79, pika 1, 2 dhe 3 të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 15, pika 5 të Vendimit nr. 56, datë 3.10.2017 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për miratimin e Rregullores “Për fondin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, miratoi Pasqyrat Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për periudhën e mbyllur më 30 Shtator 2022. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”).

  • Mbi miratimin e Planit të Vazhdimësisë së Veprimtarisë të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Këshilli Drejtues bazuar në nenin 52, pika 1, shkronja “c”, të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 8, pika 2, shkronja “k” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të “Planit Strategjik të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitet 2021-2023”, të nenit 5, pika 2, shkronja “a” dhe shkronja “b” të Rregullores “Për administrimin e rreziqeve në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 32, datë 23.10.2015, miratoi Planin e Vazhdimësisë së Veprimtarisë të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.