Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 31 Mars 2021

Publikuar më: 01-04-2021


Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës në datën 31 Mars 2021. Mbledhja, e cila bazuar në nenin 7, pika 6 të Statutit të Agjencisë, u zhvillua nëpërmjet procedurave me vendim qarkullues, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2020.

Në mbështetje të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë” të ligjit nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, dhe nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Këshilli Drejtues miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2020.

  • Mbi shqyrtimin dhe miratimin e raportit të PricewaterhouseCoopers Consulting sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Sigurimit dhe Kompensimit të Depozitave për vitin 2020.

Bazuar në nenin 52, pika 1, shkronja “j” dhe nenin 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, nenin 7, pika 6, nenin 18, pika 1 dhe pika 4 të Statutit të Agjencisë, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 24, datë 31.10.2018, në nenin 17 të Rregullores “Për kartën e auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin Qarkullues të Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 16, datë 30.04.2020, Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi Raportin për auditimin e brendshëm të Sektorit të Sigurimit dhe Kompensimit të Depozitave për vitin 2020. Shërbimi i auditit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave kryhet nga kompania PricewaterhouseCoopers Consulting sh.p.k. në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm (IPPF).

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.