Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 31 Janar 2023

Publikuar më: 01-02-2023


Në mbledhjen e datës 31 Janar 2023, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për miratimin e kalendarit të punës për vitin 2023 të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Në mbështetje të nenit 52 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, të nenit 5, shkronja “c”, të nenit 7, shkronja “a”, si dhe të nenit 10, pika 3 të Rregullores “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014, me propozim të Kryetarit, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi Kalendarin e Punës të këtij Këshilli për vitin 2023.

  • Mbi rinovimin për një periudhë një vjeçare të kontratave me Bankat Agjente të përzgjedhura në listën paraprake për vitin 2023.

Në mbështetje të nenit 42, pika 7 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, të nenit 25, pika 2, pika 4 dhe pika 5 të Rregullores “Për kompensimin e depozitave të siguruara”, të miratuar me Urdhër të Guvernatorit nr. 3762, datë 18.07.2016, si dhe të vendimit të Këshillit Drejtues nr. 39, datë 15.12.2020 “Mbi përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake për periudhën 2021-2023”, me propozim të Komisionit të Përhershëm të Vlerësimit, Këshilli Drejtues vendosi të rinovojë për një periudhë 1 (një) vjeçare, për vitin 2023, kontratat me bankat agjente të përzgjedhura.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.