Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 30 Shtator 2020

Publikuar më: 01-10-2020


Në datën 30 Shtator 2020 Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, e cila u zhvillua përmes platformave elektronike online, Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Strategjisë të zhvillimit dhe të menaxhimit të burimeve njerëzore në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronjat “dh” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të Planit Strategjik të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitet 2018 – 2020, të miratuar me Vendimin nr. 14, datë 31.05.2018 të Këshillit Drejtues, të nenit 7, pika 6, të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr.24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitaveshqyrtoi dhe Strategjinë e zhvillimit dhe të menaxhimit të burimeve njerëzore në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave. Qëllimi i strategjisë është të caktojë drejtimet e përgjithshme të zhvillimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore, duke i hapur rrugë përmirësimit të mëtejshëm të akteve ekzistuese. Ky dokument do të ndihmojë strukturat drejtuese në menaxhimin sa më optimal të kapaciteteve të stafit dhe në orientimin me efikasitet të politikave të zhvillimit të tij.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.