Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 30 Maj 2022

Publikuar më: 02-06-2022


Në datën 30 Maj 2022 Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

Mbi miratimin e Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e parë të mbyllur në 31 Mars 2022.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “l”, të nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, të nenit 62 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 20, pika 4 të Rregullores nr. 34, datë 27.11.2020 “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e parë të mbyllur në 31 Mars 2021.

Mbi miratimin e vlerësimit të rrezikut dhe planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2022.

Në bazë dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j”, të nenit 63, pika 2 të Ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, të nenit 18, pika 3 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr.24, datë 31.10.2018, të nenit 11, pika 1 dhe pika 4, shkronja “a” të Rregullores “Për Kartën e Auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendim Qarkullues të Këshillit Drejtues nr. 16, datë 30.04.2020, të nenit 18, pika 2 të vendimit të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, si dhe me propozim të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k dhe “Deloitte Albania” sh.p.k, në cilësinë e audituesit të brendshëm, Këshilli Drejtues miratoi vlerësimin e rrezikut dhe planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2022.

Informacion mbi Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2021”.

Këshilli Drejtues i Agjencisë pasi u informua mbi Rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2021” vlerësoi punën e bërë nga Agjencia dhe këshilloi fillimin e punës për zbatimin e rekomandimeve të Rezolutes.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.