Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 29 Dhjetor 2022

Publikuar më: 30-12-2022


Në mbledhjen e datës 29 Dhjetor 2022, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2023.

Në mbështetje të nenit 44, pika 1, shkronja “a”, të nenit 52, pika 1, shkronja “gj”, të nenit 53, pika 5, shkronja “f” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 18, pika 1, shkonja “b” të Rregullores “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me vendim të Këshillit Drejtues  nr. 34, datë 27.11.2020, si dhe të nenit 18 të Rregullores “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi Buxhetin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2023.

  • Mbi miratimin e formatit standard të skedarëve të raportimit të të dhënave nga Bankat dhe Shoqëritë e Kursim Kreditit.

Në përputhje me nenin 22, pika 1 të udhëzimit nr. 3241, datë 18.12.2014 “Për sigurimin e depozitave në banka”, i ndryshuar dhe me nenin 25, pika 1 të udhëzimit nr. 4188, datë 1.9.2016 “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim – kreditit” i ndryshuar, si dhe në vijim të ndryshimeve të miratuara me Vendim të Guvernatorit nr. 4191, datë 28.9.2022 Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në udhëzimin nr. 3241, datë 18.12.2014, “Për sigurimin e depozitave në banka”, të ndryshuar, si dhe nga Vendimi i Guvernatorit nr. 4192, datë 28.9.2022 Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në udhëzimin nr. 4188, datë 1.9.2016, “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit”, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi vendimin “Për miratimin e formatit standard të skedarëve të raportimit të të dhënave nga bankat dhe shoqëritë e kursim – kreditit”.