Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 28 Tetor 2021

Publikuar më: 01-11-2021


Në datën 28 Tetor 2021 Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e tretë të mbyllur më 30 Shtator 2021.

Këshilli Drejtues bazuar në nenin 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë” dhe nenit 62, pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, dhe të nenit 8, pika 2, shkronja “l” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi Pasqyrat Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e tretë të mbyllur më 30 Shtator 2021. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”).

  • Mbi miratimin e Pasqyrave Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për tremujorin e tretë të mbyllur më 30 Shtator 2021.

Bazuar në nenin 71 pika 2, të nenit 73, pika 1, dhe të nenit 79, pika 1, 2 dhe 3 të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 15, pika 5 të Vendimit nr. 56, datë 3.10.2017 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për miratimin e Rregullores “Për fondin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, Këshilli Drejtues miratoi Pasqyrat Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për tremujorin e tretë të mbyllur më 30 Shtator 2021. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”).

  • Për miratimin e disa ndryshimeve në Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 17, datë 28.07.2016 “Mbi miratimin e Rregullores për politikën e administrimit të mjeteve financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të ndryshuar.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 43, pika 1, shkronja “ll” dhe shkronja “m”, të nenit 52, pika 1, shkronja “i”, të nenit 59, pika 1 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, si dhe të nenit 8, shkronja “l” të Vendimit të Këshillit Drejtues nr. 17, datë 28.07.2016 “Mbi miratimin e Rregullores për politikën e administrimit të mjeteve financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të ndryshuar, të nenit 18 të Rregullores të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi disa ndryshime në Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 17, datë 28.07.2016 “Mbi miratimin e Rregullores për politikën e administrimit të mjeteve financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të ndryshuar. Ndryshimet e miratuara synojnë përshtatjen me zhvillimet në tregun e brendshëm të emetimit të titujve të Qeverisë Shqiptare.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.