Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 28 Shtator 2018

Publikuar më: 01-10-2018


Në mbledhjen e datës 28 Shtator 2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe miratoi raportin e Auditit të Brendshëm të Agjencisë për auditimin e Sektorit të Analizës së Riskut. Aktiviteti i auditimit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave realizohet përmes shërbimit të kontraktimit nga kompania me eksperiencë ndërkombëtare PricewaterhouseCoopers Audit sh.p.k.

Në këtë mbledhje, Këshilli Drejtues u njoh gjithashtu, edhe me materiale të tjera të karakterit teknik, që lidhen me veprimtarinë e përditshme operacionale dhe mirëfunksionimin e institucionit.