Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 28 Maj 2020

Publikuar më: 28-05-2020


Në datën 28 Maj 2020 Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, e cila u zhvillua përmes platformave elektronike online, Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e mbyllur më 31 mars 2020.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, të nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, dhe të nenit 62, pika 1 dhe pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 8, pika 3, shkronja “j” të vendimit të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e mbyllur më 31 mars 2020.

  • Për miratimin e “Rregullores për trajtimin e ankesave në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, në rast ngjarjeje sigurimi”.

Në mbështetje të nenit 15, pika 3, të nenit 38, pika 12, 13 dhe 14, nenit 39, pika 15 dhe nenit 52, pika 1, shkronja “dh” të Ligjit nr. 53/2014 datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 20 të Rregullores “Për kompensimin e depozitave të siguruara” të miratuar me Urdhër të Guvernatorit nr. 3762, datë 18.7.2016, të nenit 23, nenit 44, nenit 58, nenit 82, nenit 98 dhe 99 të Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me ligjin nr. 44/2015, datë 30.4.2015, të nenit 7 pika 4 dhe pika 6, të nenit 8, pika 2, shkronja “k” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi Rregulloren për trajtimin e ankesave në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, në rast ngjarjeje sigurimi. Rregullorja përcakton funksionet, detyrat dhe procedurat që duhet të ndjekin njësitë organizative të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për pranimin, shqyrtimin dhe vlerësimin e ankesave të depozituesëve të paraqitura në Agjenci në rast ngjarjeje sigurimi.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.