Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 27 Shkurt 2024

Publikuar më: 05-03-2024


Në mbledhjen e datës 27 Shkurt 2024, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, vendosi:

“Për miratimin e planit vjetor të auditimit të brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024”

Në bazë dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j”, të nenit 63, pika 2 të Ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, të nenit 18, pika 3 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr.24, datë 31.10.2018, të nenit 11, pika 1 dhe pika 4, shkronja “a” të Rregullores “Për Kartën e Auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendim Qarkullues të Këshillit Drejtues nr. 16, datë 30.04.2020, të nenit 18, pika 2 të vendimit të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, si dhe me propozim të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k dhe “Deloitte Albania” sh.p.k, në cilësinë e audituesit të brendshëm, Këshilli Drejtues miratoi planin vjetor të auditimit të brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024 të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.