Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 27 Qershor 2023

Publikuar më: 29-06-2023


Në mbledhjen e datës 27 Qershor 2023, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

Mbi miratimin e “Raportit të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k “Për miratimin e planit vjetor të auditimit të brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2023” dhe “Mbi miratimin e raportit përmbledhës të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për periudhën 2021 – 2022”.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi raportin për miratimin e planit vjetor të auditimit të brendshëm të Agjencisë për vitin 2023 dhe raportin përmbledhës për auditimin e brendshëm të Agjencisë për periudhën 2021 – 2022. Shërbimi i auditit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave kryhet nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm (IPPF).

Këshilli Drejtues miratoi gjithashtu Autorizimin e Komisionit të Përhershëm të Vlerësimit, të krijuar me Vendim të Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 6, datë 30.3.2017, të ndryshuar, për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake për periudhën 2024-2026.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.