Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 27 Maj 2021

Publikuar më: 27-05-2021


Në mbledhjen e datës 27 Maj 2021, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e parë të mbyllur në 31 Mars 2021.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “l”, të nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, të nenit 62 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 20, pika 4 të Rregullores nr. 34, datë 27.11.2020 “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e parë të mbyllur në 31 Mars 2021.

  • Mbi shqyrtimin dhe miratimin e raportit të PricewaterhouseCoopers Consulting sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Planit Strategjik 2018 – 2020 të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j” dhe të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 18, pika 1 dhe pika 4 të Statutit të Agjencisë, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 17 të Rregullores “Për kartën e auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin Qarkullues të Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 16, datë 30.04.2020, Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi Raportin për auditimin e brendshëm të Planit Strategjik 2018 – 2020. Shërbimi i auditit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave kryhet nga kompania PricewaterhouseCoopers Consulting sh.p.k. në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm (IPPF)

  • Mbi shqyrtimin dhe miratimin e raportit përmbledhës të PricewaterhouseCoopers Consulting sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2020.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j” dhe të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 18, pika 1 dhe pika 4 të Statutit të Agjencisë, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 17 të Rregullores “Për kartën e auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin Qarkullues të Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 16, datë 30.04.2020, Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi raportin përmbledhës të PricewaterhouseCoopers Consulting sh.p.k. për auditimin e brendshëm  të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2020.

  • Për dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave Shoqërisë së kursim – kreditit “RRUSHKULL ONE.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 17, të nenit 19, të nenit 21, të nenit 22,  të nenit 26, pika 3, të nenit 34, pika 1, të nenit 52, pika 1, shkronja “p”, të nenit 53, pika 5, shkronja “d” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 35, pika 4, të nenit 71 të ligjit nr. 52/2016, datë 19.5.2016 “Për shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre”, si dhe të nenit 5 dhe të nenit 6 të Udhëzimit Nr. 4188, datë 1.9.2016 “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim-kreditit”, të nenit 7, pika 4 të Statutit të Agjencisë, miratuar me vendimin e Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues miratoi dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave Shoqërisë së kursim – kreditit “RRUSHKULL ONE”.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.