Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 26 Nëntor 2021

Publikuar më: 01-12-2021


Në datën 26 Nëntor 2021 Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për miratimin e raportit mbi realizimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e tretë të mbyllur në 30 shtator 2021.

Këshilli Drejtues në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “l”, të nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, të nenit 62 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 20, pika 4 të Rregullores nr. 34, datë 27.11.2020 “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, miratoi raportin mbi realizimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e tretë të mbyllur në 30 shtator 2021.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.