Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 24 Qershor 2022

Publikuar më: 27-06-2022


Në datën 24 Qershor Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues u informua mbi cështje të ndryshme te cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë e përditshme të Agjencisë.

Midis të tjerave, Këshilli Drejtues u informua mbi planin e masave për adresimin në vitin 2022 të rekomandimeve të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2021”. miratuar në datën 12 Maj 2022.

Rezoluta përmban vlerësime në lidhje me veprimtarinë e Agjencisë dhe disa rekomandime, të cilat Agjencia do të duhet ti zbatojë përgjatë vitit 2022. Në bazë të këtyre rekomandimeve Njësitë organizative të Agjencisë paraqitën para Këshillit Drejtues një plan masash për adresimin në vitin 2022 të rekomandimeve të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për aktivitetin e Agjencisë gjatë vitit 2021.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.