Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 24 Nëntor 2022

Publikuar më: 24-11-2022


Në mbledhjen e datës 24 Nëntor 2022, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Raportit për realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e tretë të mbyllur më 30 Shtator 2022.

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, të nenit 53, pika 5, shkronja “ë” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 18, pika 2 të vendimit të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tre-mujorin e tretë të mbyllur më 30 Shtator 2022.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.