Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 22 Nëntor 2018

Publikuar më: 23-11-2018


Në mbledhjen e datës 22 Nëntor 2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim informacione dhe materiale në lidhje me ushtrimin e simulimit të realizuar nga Agjencia në muajin Shtator 2018. Një nga risitë kryesore të këtij ushtrimi i simulimi ishte testimi i bashkëpunimit me Bankën Agjente, si një nga elementët kyç në realizimin me sukses dhe efikasitet të një procesi kompensimi të depozitave të siguruara si dhe bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë, në cilësinë e Autoritetit Mbikëqyrës, përmes ndërveprimit me Departamentin e Sistemeve të Pagesave dhe Kontabilitetit e Financës në këtë institucion. Pjesë e këtij ushtrimi, me ftesë të Agjencisë, ishte Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kosovës, duke synuar shkëmbimin e eksperiencave dhe në kuadër të Marrëveshjes së Mirëkuptimit midis dy institucioneve; si dhe Departamenti i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në Bankën e Shqipërisë. Ky ushtrim, vjen në vazhdën e masave dhe aktiviteteve të realizuara nga Agjencia me qëllim rritjen e gatishmërisë institucionale për të përballuar sfida nga më të ndryshmet në përmbushje të misionit të saj.

Në këtë mbledhje, Këshilli Drejtues u njoh gjithashtu, edhe me materiale të tjera të karakterit teknik, që lidhen me veprimtarinë e përditshme operacionale dhe mirëfunksionimin e institucionit