Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 20 Mars 2023

Publikuar më: 21-03-2023


Në datën 20 Mars 2023, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Raportit Vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2022.

Në mbështetje të nenit 7, të nenit 52 pika 1, shkronja (l) dhe të nenit 53, pika 5, shkronja (ë) të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, të nenit 7, pika 6, të nenit 8, pika 2, shkronja “d” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues miratoi Raportin Vjetor për veprimtarinë e Agjencisë për vitin 2022.

Ai përbën dokumentin më të rëndësishëm i cili, në mënyrë transparente, informon Kuvendin, Ministrinë e Financave, dhe Bankën e Shqipërisë në cilësinë e Autoritetit Mbikëqyrës si dhe publikun mbi veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Raporti, ndër të tjera, pasqyron:

  • Adresimin e rekomandimeve të Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
  • Gjendjen dhe ecurinë e depozitave në sistemin financiar gjatë vitit në raportim;
  • Mbarëvajtjen e fondeve të administruara nga Agjencia;
  • Projektet dhe iniciativat kryesore të Agjencisë në funksion të stabilitetit financiar dhe zhvillimit të kapaciteteve profesionale;
  • Raportet financiare, etj.

Raporti Vjetor për aktivitetin e Agjencisë në vitin 2022 do të publikohet në rubrikën përkatëse në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Për miratimin e Pasqyrave Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2022”.

Këshilli Drejtues bazuar në nenin 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë” dhe nenit 62, pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, dhe të nenit 8, pika 2, shkronja “l” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. miratoi Pasqyrat Financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2022.

  • “Për miratimin e pasqyrave financiare të “Fondit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme” për vitin 2022”.

Bazuar në nenin 71 pika 2, të nenit 73, pika 1, dhe të nenit 79, pika 1, 2 dhe 3 të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 15, pika 5 të Vendimit nr. 56, datë 3.10.2017 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për miratimin e Rregullores “Për fondin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, Këshilli Drejtues miratoi Pasqyrat Financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për vitin 2022.