Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 19 Qershor 2019

Publikuar më: 19-06-2019


Në mbledhjen e datës 19 Qershor 2019, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi propozimin për miratim të projektvendimit “Për përjashtimin nga skema dhe revokimin e certifikatës së sigurimit të depozitave të Bankës së Kreditit të Shqipërisë SH.A.”.

Këshilli Drejtues në përputhje me nenin 28, pika 1, nenin 30, pika 1, shkronja “a” dhe pikat 2, 3 dhe 4 të tij, nenin 38, pika 5, nenin 52, pika 1, shkronja “p” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar, nenin 107, pika 3 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, nenin 202 të ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008  “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” të ndryshuar, si dhe në vijim të Vendimit nr. 42, datë 5.6.2019 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për revokimin e licencës së Bankës së Kreditit të Shqipërisë SH.A.”, vendosi për përjashtimin nga skema e sigurimit të depozitave dhe revokimin e certifikatës për sigurimin e depozitave të Bankës së Kreditit të Shqipërisë SH.A, për shkak të fillimit të procesit të likuidimit vullnetar nga ana e vetë bankës. Në përputhje me dispozitat e nenit 38, pika 5 të ligjit “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, në rastin e likuidimit vullnetar të subjektit anëtar të skemës, depozitat mbeten të siguruara deri në përfundimin e këtij procesi, që do të thotë deri në datën e çregjistrimit të bankës nga regjistri tregtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.