Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 09 Prill 2021

Publikuar më: 13-04-2021


Në mbledhjen e datës 09 Prill 2021, e cila bazuar në nenin 7, pika 6 të Statutit të Agjencisë, u zhvillua nëpërmjet procedurave me vendim qarkullues, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për caktimin e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k dhe “Deloitte Albania” sh.p.k, si auditues të brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për vitet financiare 2021 – 2024.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 44, pika 2, të nenit 52, pika 1, shkronja “j”, të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, të nenit 10, pika 1, shkronja (ç) të ligjit nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, të nenit 7, pika 6 , të nenit 18 të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 5 të Rregullores të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 16, datë 30.04.2020 “Për Kartën e Auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi bashkimin e operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k dhe “Deloitte Albania” sh.p.k, si auditues të brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për vitet financiare 2021-2024.