Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 07 Dhjetor 2021

Publikuar më: 09-12-2021


Në mbledhjen e datës 07 Dhjetor 2021, e cila bazuar në nenin 7, pika 6 të Statutit të Agjencisë, u zhvillua nëpërmjet procedurave me vendim qarkullues, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për caktimin e shoqërisë Grant Thornton sh.p.k. si auditues i jashtëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin financiar 2021, me të drejtë rinovimi për vitet financiare 2022 – 2024.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 44, pika 2, të nenit 52, pika 1, shkronja “j”, të nenit 63, pika 1 të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, të nenit 79, pika 4, të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 6, pika 2, shkronja “e”, të nenit 7, pika 6 dhe të nenit 19 të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 10, pika 6 të Rregullores të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, me propozim të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi shoqërinë Grant Thornton sh.p.k. si auditues i jashtëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin financiar 2021, me të drejtë rinovimi për vitet financiare 2022 – 2024.