Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave datë 27 Shtator 2022

Publikuar më: 28-09-2022


Në mbledhjen e datës 27 Shtator 2022, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, vendosi:

  • Mbi shqyrtimin dhe miratimin e raportit të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun për periudhën 1 qershor 2021 – 1 qershor 2022.
  • Mbi shqyrtimin dhe miratimin e raportit të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit Juridik për periudhën 1 qershor 2021 – 1 qershor 2022.

Në bazë dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j”, të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 18, pika 1 dhe pika 4 të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 17 të Rregullores “Për kartën e auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin Qarkullues të Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 16, datë 30.04.2020, si dhe të nenit 18, pika 2 të Rregullores të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi vendimin nr.27 datë 27.09.2022 “Mbi shqyrtimin dhe miratimin e raportit të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun për periudhën 1 qershor 2021 – 1 qershor 2022 dhe vendimin nr.28 datë 27.09.2022 “Mbi shqyrtimin dhe miratimin e raportit të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit Juridik për periudhën 1 qershor 2021 – 1 qershor 2022.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.