Mbi raportimin në Komisionin e përhershëm për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë

Publikuar më: 20-06-2011


Në mbështetje të nenit 16 dhe 28 të ligjit nr. 8873 datë 29.03.2002 “Për sigurimin e depozitave“ i ndryshuar, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në datën 20.06.2011 raportoi në Komisionin e Përhershëm për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me veprimtarinë ekonomiko financiare të institucionit, të ushtruar për vitin 2010.

Kuvendi i Shqipërisë, pasi u njoh me raportin e veprimtarisë së ASD – së për vitin 2010 dhe me raportin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në lidhje me këtë çështje, konstaton se veprimtaria e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave është ushtruar në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 8873, datë 29.03.2002 “Për sigurimin e depozitave“ të ndryshuar.

Kuvendi i Shqipërisë, vlerësoi pozitivisht punën e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në veçanti në drejtim të:

  • Rritjes dhe konsolidimit të pozicionit të Agjencisë si institucion organizues, kontrollues dhe realizues i procesit të sigurimit dhe kompensimit të depozitave.
  • Administrimit me efektivitet të mjeteve financiare të Agjencisë, nëpërmjet investimit të tyre.
  • Edukimit dhe informimit të publikut për çështje të sigurimit të depozitave, me qëllim funksionimin në mënyrë efektiv të sistemit.
  • Vendosjes dhe thellimit të bashkëpunimit me organizmat dhe institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, në tërheqjen e politikave me të mira apo ofrimin e asistencës teknike të nevojshme.

 

Shkarko pdf: Për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit të Depozitave