Agjencia e Sigurimit të Depozitave prezanton Raportin Vjetor për vitin 2022 në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Publikuar më: 30-05-2023


Në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, Agjencia e Sigurimit të Depozitave prezantoi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat Raportin Vjetor për veprimtarinë e institucionit përgjatë vitit 2022. Raporti u prezantua nga Z. Genci Mamani, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë.

Prezantimi i aktivitetit të Agjencisë për periudhën në raportim, u përqendrua në ecurinë e depozitave të qytetarëve shqiptarë në banka dhe shoqëritë e kursim kreditit, miradministrimin e fondeve të krijuara për kompensimin e depozitave të siguruara të individëve, tregtarëve dhe shoqërive tregtare, të cilat kanë qenë në rritje gjatë vitit 2022. Gjithashtu në fjalën e tij, Z. Mamani ju prezantoi deputetëve të Komisionit projektet kryesore të zhvilluara nga stafi i Agjencisë, duke renditur si më të rëndësishmet marrëveshjen REPO me Bankën e Shqipërisë për sigurimin e likuiditetit në rast ngjarje kompensimi, ushtrimet e simulimit, përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të Bashkimit Evropian, etj. Komisioni për Ekonominë dhe Financat u informua se të gjitha rekomandimet e Rezolutës së Kuvendit për veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave janë realizuar plotësisht.

Në përfundim, Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat, vlerësoi punën e Agjencisë dhe dha rekomandimet përkatëse që institucioni duhet të ketë në vëmendje për përmirësimin e aspekteve të ndryshme të veprimtarisë së tij.

 

3

Image 1 of 3