Takimi i 4t i Autoriteteve të Sigurimit të Depozitave të Ballkanit

Data e fillimit: 22/06/2016
Data e mbarimit 24/06/2016
Vendndodhja: Ohër

Pershkrimi:

image 2

Fondi i Sigurimit të Depozitave të Maqedonisë, mirëpriti takimin e 4t Rajonal të Siguruesve të Depozitave të vendeve që gjeografikisht i përkasin rajonit të Ballkanit, anëtare të Forumit Evropian të Sigurimit të Depozitave, nga data 22.06.2016 – 24.06.2016, në Ohër të Maqedonisë.

Pjesëmarrësit nga agjencitë e sigurimit nga Shqipëria, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, si palë nënshkruese të Memorandumit  të Mirëkuptimit përcollen pikpamjet mbi rolin dhe funksionin e Fondeve për Sigurimin e Depozitave në rritjen e stabilitetit financiar gjatë krizave politike dhe ekonomike. Drejtuesit dhe zyrtarët që përfaqësonin Fondet e Sigurimit të Depozitave nga rajoni i Ballkanit, shkëmbyen praktikat individuale dhe praktikat e ngjashme të ndërrmara me instituciuonet e tjera financiare, në ndihmë të stabilitetit financiar dhe sigurimit të depozitave në raste krize, sipas mandateve përkatëse legjislative të secilit fond të sigurimit të depozitave.

Gjithashtu pjesëmarrësit shkëmbyen idetë e tyre në shërbim të forcimit të bashkëpunimit ndër-rajonal dhe nxitjes së asistencës shumëpalëshe në kontribut të stabilitetit financiar të rajonit në tërësi.

Këto takime rajonale u vlerësuan nga të gjithë pjesëmarrësit si shumë të dobishme, sidomos në drejtim të shkëmbimit të njohurive rreth zhvillimeve më të reja në BE si dhe zhvillimit të skemave respektive në lidhje me praktikat dhe standartet më të mira evropiane.

Një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë periodike, jo vetëm si një bashkëpunim rajonal, por edhe për përfaqësimin e interesave të përbashkëta në kuadër të Forumit Evropian të Sigurimit të Depozitave.