Mbi trajnimin që ASD organizoi me përfaqësuesit e SHKK-ve me tematikë “ Plotësimi i kushteve për pranimin e shkk-ve në skemën e sigurimit të depozitave”.

Data e fillimit: 22/09/2016
Data e mbarimit 22/09/2016
Vendndodhja: Ambientet e Agjencia e Sigurimit të Depozitave Tiranë

Pershkrimi:

Në kuadër të anëtarësimit të shkk-ve në skemën e sigurimit të depozitave, Agjencia e Sigurimit të Depozitave organizoi në ambjentet e Agjencisë më datë 22.09.2016, trajnimin me përfaqësues të shkk-ve, me temë “Plotësimi i kushteve për pranimin e shkk-ve në skemën e sigurimit të depozitave”. Në trajnim morë pjesë përfaqësues të shkk-ve AlbProgres, Partner Plus, Lushnja 2010, ASC Union, shkk Perlati, shkk Fushas, Rrahim Teqja dhe Tirona 127.

Trajnimi synoi të përçonte domosdoshmërinë e plotësimit të kushteve sipas Ligjit “Për sigurimin e depozitave” dhe Udhëzimit për “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim kreditit” dhe të vinte në pah për nga rëndësia çështje si:                                                     

  • centralizimi i të dhënave në sistemin informatik të ASD-së, në funksion të realizimit të misionit të Agjencisë: miradministrimi i skemës së  sigurimit të depozitave;
  • cilësisë dhe mirëmbajtjes së të dhënave të depozituesve;
  • si dhe rolin e rëndësishëm që ka drejtuesi i shkk-së në kontakt me depozituesit për ofrimin e informacionit të saktë, të qartë dhe në kohë në lidhje me sigurimin dhe kompensimin e depozitave.

Tematikat e referuara dhe ndërthurja pyetje – përgjigje ndërmjet prezantimeve  rezultoi efikase për të gjithë të pranishmit. Pjesmarrja e gjerë  në këtë trajnim, dhe interesimi i shprehur, treguan domosdoshmërinë e vijimit të bashkëpunimit midis Agjencisë dhe shkk-ve dhe në të ardhmen.