Agjencia e Sigurimit të Depozitave merr pjesë në 30 vjetorin e themelimit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave të Serbisë.

Data e fillimit: 17/12/2019
Data e mbarimit 18/12/2019
Vendndodhja: Serbi

Pershkrimi:

 

Në datën 17 dhjetor Agjencia e Sigurimit të Depozitave të Serbisë festoi përvjetorin e 30 të miratimit të Ligjit i cili themeloi këtë Institucion. Agjencia e Sigurimit të Depozitave, e cila ishte e ftuar të merrte pjesë në këtë përvjetor, përfaqësohej nga Drejtori i Përgjithshëm, Z. Genci Mamani. Me këtë rast, ishin organizuar disa panele diskutimi dhe shkëmbimi të ideve. Në njërin nga panelet, i cili përfshinte agjencitë e sigurimit të depozitave të Ballkanit u diskutuan sfidat e përbashkëta dhe mënyrat më efektive të bashkëpunimit edhe në kuadër të marrëveshjes shumëpalëshe të bashkëpunimit nënshkruar ndërmjet këtyre autoriteteve në vitin 2016. Të ftuar specialë në këtë aktivitet ishin Znj. Jelena McWilliams, Kryetare e FDIC (Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave), Z. Katsunori Mikuniya President i IADI-t (Shoqata Ndërkombëtare e Siguruesve të Depozitave), Kryetari i bordit të EFDI, Z. Thierry Dissaux dhe Z. Yury Isaev, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave të Rusisë.