Agjencia e Sigurimit të Depozitave dhe stafi i saj kontribuojnë në nismën “Dhuro një pemë”

Data e fillimit: 05/03/2018
Data e mbarimit 06/03/2018
Vendndodhja: Tiranë

Pershkrimi:

Agjencia e Sigurimit të Depozitave dhe stafi i saj iu bashkuan nismës së Bashkisë Tiranë  “Dhuro një pemë” në vijim të së cilës çdo individ apo institucion mund të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit që na rrethon duke dhuruar dhe mbjellur pemë.

Më datë 05.03.2018 stafi i Agjencisë mori pjesë në mbjelljen e pemëve dekorative të llojit Lofata. Pemët e dhuruara u mbollën tek lulishtja prapa Pallatit të Kongreseve.

Agjencia e vlerëson këtë projekt dhe e konsideron të një rëndësie të veçantë për përgjegjësinë sociale që agjencia ka në mbrojtjen e mjedisit që na rrethon dhe përmirësimin të cilësisë së jetësë së  qytetarëve.