07/01/2026

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 30 Qershor 2026

Në datën 30 Qershor 2026, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

Mbi miratimin e “Raportit të “Grant Thornton” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore, për periudhën 1 janar 2025 – 31 Mars 2026”.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j” dhe të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 18, pika 1 dhe pika 4 të Statutit të Agjencisë, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 17 të Rregullores “Për kartën e auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin Qarkullues të Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 16, datë 30.04.2020, të ndryshuar, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi Raportin e “Grant Thornton” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore, për periudhën 1 janar 2025 – 31 Mars 2026”.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top