Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për “Specialistë të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vlerësimin e automjetit tip Volkswagen Sharan, me numër shasie WVWZZZ7NZEV011095, në pronësi të Agjencisë”.
Përmbledhje e shkurtër e punës:
Specialisti i Jashtëm në bashkëpunim me Sektorin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore dhe Sektorin e Financës dhe Investimeve do të ofrojë profesionalizmin e duhur me qëllim realizimin e detyrave si më poshtë:
- Të bëjë vlerësimin e gjendjes teknike të automjetit;
- Të bëjë vlerësimin e gjendjes së përdorimit të automjetit;
- Të jetë pjesë e komisionit të vlerësimit të automjetit;
- Në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të vlerësimit të hartojë proces verbalin dhe relacionin shoqërues të tij, duke argumentuar vlerësimin e aktivit;
- Në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të vlerësimit të propozojë formën e nxjerrjes jashtë përdorimit të aktivit.
Njohuritë, aftësitë dhe eksperienca e kërkuar:
- Të jetë i licencuar si ekspert vlerësues i mjeteve motorike nga AMF;
- Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë pune si inxhinier mekanik;
- Të ketë ekperiencë pune si vlerësues i mjeteve motorike në ente publike ose private në Shqipëri;
- Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe punës në grup;
- Të realizojë shërbimin e kërkuar sipas kërkesave të Agjencisë;
- Të garantojë përfundimin e shërbimeve të kërkuara
- Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 11.04.2025 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:
- Curriculum Vitae;
- Dsiplomë të shkollës së Lartë
- Licencë për vlerësues të mjeteve motorike;
- Vërtetim punësimi ose vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm;
- Fotokopje e ID-së.
Testimi përkatës do të zhvillohet në një fazë, nëpërmjet intervistimit të kandidatëve pjesëmarrës.
Kandidati i përzgjedhur do të njoftohet me një njoftim të dytë.
Punësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.