03/17/2025

Çelet Java e Parasë 2025

Nga datat 17-23 mars 2025, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, do të kremtojë Javën e Parasë 2025, një nismë globale për edukimin financiar të fëmijëve dhe të rinjve!

Këtë vit, Java e Parasë zhvillohet nën moton “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri! – 100 vjet bankë qendrore në Shqipëri! Fokusi i këtij organizimi do të jetë jo vetëm në rëndësinë e zgjedhjes me kujdes të burimeve të informacionit dhe ndjekjes së këshillave financiare të besueshme, për të ndërtuar një të ardhme të sigurt financiare, por edhe një reflektim mbi rrugëtimin 100-vjeçar të Bankës së Shqipërisë në sigurimin e një sistemi financiar të qëndrueshëm dhe të besueshëm.

Aktivitetin kremtues e përshëndetën Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, dhe Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Z. Bledar Shella. Në këtë event mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave Z. Genci Mamani dhe drejtues të bankave.

Më tej, eventi vijoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e konkurseve me temë, të organizuara nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë.

Scroll to Top