03/04/2025

Kuizi Evropian i Parasë, finalja e Shqipërisë.

Në Javën e Parasë, që mbahet nga data 17-23 mars 2025, do të zhvillohen aktivitete të shumëllojshme me pjesëmarrës nxënës të shkollave 9 vjeçare, të shkollave të mesme dhe universiteteve. Një nga aktivitetet e rëndësishme është Kuizi Evropian i Parasë, një konkurs që organizohet me synim përmirësimin e kulturës financiare të adoleshentëve (klasat e 8-ta dhe të 9-ta). Ky aktivitet organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, miratuar nga  Ministria e Arsimit dhe Sportit. Konkursi kombëtar do të zhvillohet “online” në datë 10 Prill 2025, në një aktivitet “livestream” në platformën KAHOOT. Në këtë konkurs, nxënësit e moshës 13-15 vjeç (në skuadra prej 2 nxënësish) do të rregjistrohen “online” në aplikacionin e dedikuar që Shoqata Shqiptare e Bankave ka krijuar. Skuadrat do të konkurojnë drejtpërdrejt me njera tjetrën  në platformën e publikuar nga organizatorët. Nxënësit fitues në rang kombëtar do të përfaqësojnë Shqipërinë në finalen e Kuizit Evropian të Parasë që do të zhvillohet në Bruksel në datat 22-23 maj 2025.

Regjistrohu këtu

Scroll to Top