Në datën 27 Shkurt 2025, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, zhvilloi mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje u paraqit për diskutim informacioni në lidhje me projekt-raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024, i cili do të paraqitet për miratim në Këshillin Drejtues në muajin Mars. Ky projekt-raport synon të japë një përmbledhje të të dhënave lidhur me skemën e sigurimit të depozitave si dhe të veprimtarisë së Agjencisë në përmbushje të objektivit dhe detyrimit të saj ligjor, sigurimin dhe kompensimin e depozituesve. Projektraporti jep një pasqyrë të skemës së sigurimit të depozitave, gjendjen e depozitave në sistemin bankar dhe jobankar, administrimin e mjeteve financiare të Agjencisë, si dhe trajton çështje të administrimit dhe organizimit strukturor të Agjencisë.
Këshilli Drejtues shqyrtoi gjithashtu edhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.