01/30/2025

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 29 Janar 2025

Në datën 29 Janar 2025, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për miratimin e kalendarit të punës për vitin 2025 të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Në mbështetje të nenit 52 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, të nenit 5, shkronja “c”, të nenit 7, shkronja “a”, si dhe të nenit 10, pika 3 të Rregullores “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014, me propozim të Kryetarit, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi Kalendarin e Punës të këtij Këshilli për vitin 2025.

  • Për miratimin e “Raportit të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Teknologjisë së Informacionit për periudhën 1 janar 2024 – 31 dhjetor 2024.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j”, të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, të nenit 18, pika 1 dhe pika 4 të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 17 të Rregullores “Për Kartën e Auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendim Qarkullues të Këshillit Drejtues nr. 16, datë 30.04.2020, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi “Raportin e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Teknologjisë së Informacionit për periudhën 1 janar 2024 – 31 dhjetor 2024.

Këshilli Drejtues shqyrtoi edhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top