Shkëlzen Margjeka
Shkëlzen Margjeka, auditues ligjor është anëtar i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar që nga viti 2008, partner anagzhimi dhe administrator i shoqërisë audituese “ACA MARGJEKA” shpk si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të ASD. Shkëlzen Margjeka ka qënë anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar për përiudhën 2012-2021 si dhe Kryetar i Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës të IEKA-s. Në vitin 1995-1999 ka qënë kryetar i Union e Pavarur Studentor Shqiptar. Shkëlzen Margjeka ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, Dega Finance-Kontabilitet në vitin 1998, ka mbaruar kursin pasuniversitar Financë-Bankë, Fakulteti – Ekonomik, Universiteti i Tiranës, viti 2000-2001 si dhe në vitin 2012-2014 ka mbaruar Master Shkencor në Finance-Banke, Universiteti Europian i Tiranës. Ai ka kryer kualifikime profesionale në vazhdimësi nga eksperte vendas dhe të huaj. Shkëlzen Margjeka që nga viti 2000 e në vazhdim ka punuar si drejtor finance në kompani sigurimi, kompani vendase dhe të huaja, ka dhënë konsulence financiare dhe fiskale, ka ofruar shërbime në auditim-kontabilitet, ka bërë monitorime dhe kontrolle financiare pranë KQZ, si dhe ka kryer akt-ekspertime në gjykatë dhe prokurori.