03/31/2026

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 27 Mars 2026.

Në datën 27 Mars 2026, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për anëtarësimin e Bankës Jet ShA në skemën e sigurimit të depozitave dhe dhënien e certifikatës për sigurimin e depozitave.

Këshilli Drejtues, në mbështetje dhe në zbatim të nenit 22, pika 5 dhe pika 6, të nenit 23 dhe nenit 52 pika 1, shkronja “p” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 22 të ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 7, pika 2 dhe pika 3 të udhëzimit nr. 3241, datë 18.12.2014 “Për sigurimin e depozitave në banka”, i ndryshuar, si dhe në vijim të njoftimit të Bankës së Shqipërisë mbi dhënien e licencës bankës JET ShA, miratoi anëtarësimin e bankës  JET ShA, në skemën e sigurimit të depozitave dhe dhënien e certifikatës për sigurimin e depozitave.

Scroll to Top