03/19/2026

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 19 Mars 2026

Në datën 19 Mars 2026, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2025.

Në mbështetje të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë” të ligjit nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, dhe nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, si dhe me propozim të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2025.

  • Mbi dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore Bankës Jet.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 17, të nenit 19, të nenit 21, të nenit 22, të nenit 25, të nenit 26, pika 3, të nenit 52 pika 1, shkronja “p” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 20, pika 1, shkronja “f”, të nenit 22 të ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 5, të nenit 6 të udhëzimit nr. 3241, datë 18.12.2014 “Për sigurimin e Depozitave në banka”, i ndryshuar, të nenit 7, pika 4, të nenit 9, pika 3 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 18 pika 2 të Rregullores “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014, si dhe me propozim të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues miratoi dhënien e vërtetimit për plotësimin e kërkesave ligjore dhe nënligjore lidhur me sigurimin e depozitave Bankës “Jet SH.A.”.

  • Mbi miratimin e strategjisë të zhvillimit dhe të menaxhimit të burimeve njerëzore në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”

Në bazë dhe për zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “dh” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 9, pika 3 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 18 pika 2 të Rregullores “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014, si dhe me propozim të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues vendosi miratimin e disa ndryshimeve në strategjinë e zhvillimit dhe të menaxhimit të burimeve njerëzore në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.

  • Për miratimin e strategjisë së ndërgjegjësimit të publikut në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave

Në bazë dhe për zbatim të nenit 14, të nenit 27, pikat 1 dhe 2, të nenit 43, pika 1, shkronjat “dh” dhe “e”, të nenit 52, pika 1, shkronja “dh” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 9, pika 3 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 18 pika 2 të Rregullores “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014, si dhe me propozim të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues vendosi miratimin e Strategjisë së ndërgjegjësimit të publikut në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.

Këshilli Drejtues shqyrtoi gjithashtu edhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top