02/26/2026

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 25 Shkurt 2026

Në datën 25 Shkurt 2026, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e “Raportit Vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2025”.

Në mbështetje të nenit 7, të nenit 52 pika 1, shkronja (l) dhe të nenit 53, pika 5, shkronja (ë) të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, të nenit 7, pika 6, të nenit 8, pika 2, shkronja “d” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues miratoi Raportin Vjetor për veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2025.

Raporti Vjetor përbën dokumentin më të rëndësishëm i cili, në mënyrë transparente, informon Kuvendin e Shqipërisë, Ministrinë e Financave, dhe Bankën e Shqipërisë si dhe publikun mbi veprimtarinë e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në përmbushje të objektivave dhe mandatit ligjor.

Raporti Vjetor për vitin 2025 synon të japë një përmbledhje të të dhënave lidhur me skemën e sigurimit të depozitave si dhe të veprimtarisë së Agjencisë në përmbushje të objektivit dhe detyrimit të saj ligjor, sigurimin dhe kompensimin e depozituesve.

Raporti ofron informacion të detajuar mbi:

  • Masat që ka marrë Agjencia për adresimin e këtyre rekomandimeve të Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë në vitin 2024.
  • Ecurinë e depozitave në sistemin bankar dhe jobankar të kategorizuara në përputhje me klasifikimet përkatëse të sigurimit të depozitave.
  • Administrimin dhe ecurinë e fondeve të administruara nga Agjencia dhe mbulimin që këto fonde ofrojnë në raport me depozitat e siguruara të depozituesve në sistemin bankar dhe atë të shkk-ve.

Pas prezantimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2025, do jetë i disponueshëm për konsultim në seksionin përkatës në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë. 

Këshilli Drejtues shqyrtoi gjithashtu edhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top