02/11/2026

ASD organizon trajnim mbi Standardet dhe Kornizat Ndërkombëtare të Sigurisë Kibernetike

05 shkurt 2026, Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) organizoi një sesion të dedikuar trajnimi të fokusuar në standardet dhe kornizat kryesore globale të sigurisë kibernetike.

Gjatë sesionit, pjesëmarrësit u njohën me kornizat kryesore ndërkombëtare, përfshirë CIS Controls, NIST Cybersecurity Framework (CSF) dhe NIST SP 800‑53, duke theksuar qasjet e tyre unike dhe mënyrat se si ato punojnë së bashku për të forcuar përpjekjet për sigurinë kibernetike.

Një fokus i veçantë iu kushtua ISO/IEC 27002:2022, standardit gjerësisht të njohur për sigurinë e informacionit, i publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) dhe Komisioni Ndërkombëtar Elektroteknik (IEC). Trajnimi përfshiu strukturën e standardit, katër nga çështjet kryesore të kontrolleve të sigurisë (Organizative, të Burimeve Njerëzore, Pajisjeve Fizike dhe Teknologjike), 93 kontrollet e sigurisë, si dhe sistemin e klasifikimit me pesë atribute.

Përmes këtij sesioni, stafi i ASD-s fitoi njohuri mbi mënyrën se si këto korniza lidhen me njëra-tjetrën dhe morën udhëzime praktike për zbatimin e kontrolleve të ISO 27002 në mjediset operacionale.

Ky sesion trajnimi u zhvillua nga z. Khalid Simaan, Këshilltar Bankar në Zyrën e Asistencës Teknike (OTA) të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara, në kuadër të bashkëpunimit midis dy institucioneve

Scroll to Top