Në datën 27 Nëntor 2025, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:
Mbi miratimin e “Raportit të “Grant Thornton” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Financës dhe Investimeve, për periudhën 1 janar 2025 – 30 shtator 2025”.
Në bazë dhe për zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j” dhe të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 18, pika 1 dhe pika 4 të Statutit të Agjencisë, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 17 të Rregullores “Për kartën e auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin Qarkullues të Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 16, datë 30.04.2020, të ndryshuar, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi Raportin e “Grant Thornton” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Financës dhe Investimeve, për periudhën 1 janar 2025 – 30 shtator 2025”.
Mbi miratimin e “Raportit të “Grant Thornton” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Sigurimit dhe Kompensimit të Depozitave, për periudhën 1 janar 2025 – 30 shtator 2025”.
Në bazë dhe për zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j” dhe të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 18, pika 1 dhe pika 4 të Statutit të Agjencisë, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 17 të Rregullores “Për kartën e auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin Qarkullues të Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 16, datë 30.04.2020, të ndryshuar, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi “Raportin e “Grant Thornton” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Sigurimit dhe Kompensimit të Depozitave, për periudhën 1 janar 2025 – 30 shtator 2025”.
Mbi miratimin e “Raportit të “Grant Thornton” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit Juridik, për periudhën 1 janar 2025 – 30 shtator 2025”.
Në bazë dhe për zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j” dhe të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 18, pika 1 dhe pika 4 të Statutit të Agjencisë, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 17 të Rregullores “Për kartën e auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendimin Qarkullues të Këshillit Drejtues të Agjencisë nr. 16, datë 30.04.2020, të ndryshuar, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, miratoi “Raportin e “Grant Thornton” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit Juridik, për periudhën 1 janar 2025 – 30 shtator 2025”.
Mbi miratimin e “Raportit për Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e tretë të mbyllur më 30 shtator 2025”.
Në bazë dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 62 të ligjit nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 20, pika 5 dhe pika 6 i Rregullores nr. 34, datë 27.11.2020 “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m”, të nenit 9, pika 3 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr.24, datë 31.10.2018, të nenit 6/1, shkronja “e” të Rregullores nr. 20, datë 25.09.2017 “Për nënshkrimet e autorizuara në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të ndryshuar, të nenit 18, pika 2 të Rregullores “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshillii Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi “Raportin mbi realizimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për tremujorin e tretë të mbyllur më 30 shtator 2025.
Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
