10/20/2025

Agjencia e Sigurimit të Depozitave raporton në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë

Në përputhje me përcaktimet e ligjore, Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) raportoi në datën 14 Tetor mbi aktivitetin gjatë vitit 2024, në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Pas raportimit në këtë Komision, Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Z. Martin Blushi prezantoi këtë raport dhe në Seancën Plenare të Kuvendit të Shqipërisë së datës 16 Tetor.

Në vijim të raportimit, Kuvendi miratoi Rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Agjencisë së Sigurimit ë Depozitave për vitin 2024, në të cilën përfshihen vlerësime për punën e kryer si dhe rekomandime për përmirësimin në drejtime të caktuara të veprimtarisë.

Scroll to Top