08/29/2025

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 28 gusht 2025

Në datën 28 gusht 2025, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për miratimin e “Pasqyrave financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2025”

Në bazë dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, dhe nenit 62, pika 1 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “c”, të nenit 8, pika 2, shkronja “l”, të nenit 9, pika 3 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi “Pasqyrat financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2025”. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”).

  • Për miratimin e “Pasqyrave financiare të “Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme” për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2025””.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 43, pika 1, shkronja “m/1” të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave” të ndryshuar, nenit 71, pika 2, të nenit 73, pika 1, dhe të nenit 79 të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, të nenin 15, pika 1 dhe pika 5 dhe të nenit 18 pika 1 të Rregullores “Për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, të miratuar me Vendimi të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 56, datë 3.10.2017, të ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “c”, të nenit 8, pika 2, shkronja “l”, të nenit 9, pika 3 të Statutit të Agjencisë, të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi “Pasqyrat financiare të “Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme” për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2025”. Këto Pasqyra janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (“SNRF-të”).

  • Për miratimin e “Raportit mbi realizimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2025”.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, nenit 62 të ligjit nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 20, pika 5 dhe pika 6 i Rregullores nr. 34, datë 27.11.2020 “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m”, të nenit 9, pika 3 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr.24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi “Raportin mbi realizimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për tremujorin e dytë të mbyllur më 30 qershor 2025”.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top