07/02/2025

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 1 korrik 2025

Në datën 1 korrik 2025, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për miratimin e rregullores “Mbi funksionimin e sistemit informatik për raportim dhe kompensim në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”

Në bazë dhe për zbatim të nenit 26, pika 4 dhe pika 5, dhe të nenit 52, pika 1, shkronja “dh” të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, të kreut V të Udhëzimit “Për sigurimin e depozitave në banka”, të miratuar me Urdhër të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nr. 3241, datë 18.12.2014, i ndryshuar, të kreut V të Udhëzimit “Për sigurimin e depozitave në shoqëritë e kursim – kreditit”, të miratuar me Urdhër të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nr. 4188, datë 1.9.2016, i ndryshuar, të nenit 6, nenit 15, të nenit 17 dhe të nenit 20 të Rregullores “Për kompensimin e depozitave të siguruara” të miratuar me Urdhër të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nr. 3762, datë 18.7.2016, i ndryshuar, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi rregulloren “Mbi funksionimin e Sistemit Informatik për Raportim dhe Kompensim në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”.

  • Për rinovimin për një periudhë një vjeçare të kontratave me bankat agjente të përzgjedhura në listën paraprake për periudhën 2024-2026

Në bazë dhe për zbatim të nenit 42, pika 7 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 25, pika 2, pika 4 dhe pika 5 të Rregullores “Për kompensimin e depozitave të siguruara”, të miratuar me Urdhër të Guvernatorit nr. 3762, datë 18.07.2016, të ndryshuar, si dhe vendimit të Këshillit Drejtues nr. 18, datë 30.07.2024 “Mbi përzgjedhjen e bankave agjente në listën paraprake për periudhën 2024 -2026”, me propozim të Komisionit të Përhershëm të Vlerësimit, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi rinovimin për një periudhë 1 (një) vjeçare të kontratave me bankat agjente të përzgjedhura në listën paraprake për periudhën 2024 – 2026, duke filluar nga data 11.09.2025, përkatësisht me Bankën OTP Albania, BKT, Intesa SanPaolo Bank dhe Bankën Credins.

  • Për miratimin e planit strategjik për auditimin e brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për periudhën 2025 – 2028, si dhe të planit vjetor për auditimin e brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2025.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j”, të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, të nenit 18, pika 3 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 11, pika 1 dhe pika 4, shkronja “a” të Rregullores “Për Kartën e Auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të miratuar me Vendim Qarkullues të Këshillit Drejtues nr. 16, datë 30.04.2020, të ndryshuar, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi planin strategjik për auditimin e brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për periudhën 2025-2028, si dhe planin vjetor për auditimin e brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2025.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top