06/20/2025

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 19 qershor 2025

Në datën 19 qershor 2025, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin e Këshillit Drejtues nr. 19, datë 29.08.2013 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe numrin e punonjësve në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, i ndryshuar

Në bazë dhe për zbatim të nenit 52 pika 1, shkronja “g” dhe nenit 53 pika 2 të Ligjit nr.53/2014 datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, si dhe nenit 6, pika 2, shkronja “q” dhe të nenit 8, pika 2, shkronja “f” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, miratuar me vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 18 Rregullores nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi disa ndryshime në vendimin e Këshillit Drejtues nr. 19, datë 29.08.2013 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe numrin e punonjësve në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, i ndryshuar.

  • Për miratimin e kritereve për përzgjedhjen e audituesit të jashtëm të specializuar, për auditimin e pasqyrave financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, për vitet financiare të mbyllura më 31 dhjetor 2025, 2026, 2027, 2028

Në bazë dhe për zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “j” dhe të nenit 63, pika 1 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, të nenit 79, pika 4 të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 6, pika 2, shkronja “e”, të nenit 17, pika 1 të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 18 pika 2 të Rregullores të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave miratoi kriteret për përzgjedhjen e audituesit të jashtëm të specializuar, për auditimin e pasqyrave financiare të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, për vitet financiare të mbyllura më 31 dhjetor 2025, 2026, 2027, 2028.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top