05/27/2025

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 23 Maj 2025

Në datën 23 Maj 2025, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Këshilli Drejtues mori në shqyrtim dhe vendosi:

Mbi miratimin e “Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e parë të mbyllur në 31 Mars 2025”.

Në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, pika 1, shkronja “l”, të nenit 53, pika 5, shkronja “ë”, të nenit 62 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 20, pika 4 të Rregullores nr. 34, datë 27.11.2020 “Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, të nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues miratoi Raportin mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për tremujorin e parë të mbyllur në 31 Mars 2025.

Mbi miratimin e vendimit për caktimin e Grant Thornton sh.p.k. si auditues i brendshëm i  specializuar,  për auditimin e brendshëm të  Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për periudhën 2025 – 2028.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 44, pika 2, të nenit 52, pika 1, shkronja “j”, të nenit 63, pika 2 të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave” i ndryshuar, të nenit 10, pika 1, shkronja “ç” të ligjit nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, të ndryshuar, të nenit 18 të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 5 të Rregullores të miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 16, datë 30.04.2020 “Për Kartën e Auditimit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të ndryshuar, Këshilli Drejtues, miratoi Grant Thornton sh.p.k., si auditues i brendshëm i specializuar, për auditimin e brendshëm të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për periudhën 2025-2028.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top