Në datën 25 prill 2025, në ambientet e Shoqatës Shqiptare të Bankave u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e Kuizit të Parasë. Në konkurs morën pjesë 358 skuadra nxënësish nga 67 shkolla 9-vjeçare në të gjithë Shqipërinë. Gara u zhvillua online përmes platformës 𝐊𝐚𝐡𝐨𝐨𝐭!
Pjesëmarrësit në konkurs u përshëndetën nga:
🔹 zj. Luljeta Minxhozi – Zëvendësguvernatore e Parë, Banka e Shqipërisë
🔹 z. Spiro Brumbulli – Sekretar i Përgjithshëm, Shoqata Shqiptare e Bankave
🔹 z. Genci Mamani – Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia e Sigurimit të Depozitave
Në përfundim të konkurrimit, fitues të Kuizit të Parasë u shpallën:
𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫ë:
𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 “𝐃𝐫𝐢𝐭𝐚 𝐏𝐞𝐥𝐢𝐧𝐤𝐮”, 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈ – 𝐊𝐥𝐚𝐬𝐚 𝟗
Eldior Myftaraj & Mikel Rama
𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐝𝐲𝐭ë
𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 “𝐗𝐡𝐚𝐯𝐢𝐭 𝐃𝐢𝐬𝐡𝐧𝐢𝐜𝐚”, 𝐊𝐨𝐫𝐜̧𝐞̈ – 𝐊𝐥𝐚𝐬𝐚 𝟗
Gloria Mullalli & Vasiliqi Sholla
𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐭𝐫𝐞𝐭ë
𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 “𝐗𝐡𝐚𝐯𝐢𝐭 𝐃𝐢𝐬𝐡𝐧𝐢𝐜𝐚”, 𝐊𝐨𝐫𝐜̧𝐞̈ – 𝐊𝐥𝐚𝐬𝐚 𝟗
Sindi Mullalli & Nergisa Nunka
Skuadrat fituese u shpërblyen financiarisht nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, ndërsa ekipi i vendit të parë do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen evropiane në Bruksel, në një sfidë ndërkombëtare me skuadra nga e gjithë Evropa, me organizim të Federatës Evropiane të Bankave (EBF).
Ndërkohë, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për përkushtimin dhe punën përgatitore me nxënësit fitues, Banka e Shqipërisë shpërndau çmime për mësuesit Roland Pjetrushaj, Raimonda Bica dhe Rea Cigare.





