04/11/2025

Zhvillohet finalja kombëtare e Kuizit të Parasë 2025

Më 10 Prill 2025, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), organizoi Kuizin Evropian të Parasë. Ne  kuiz morën pjesë 358  skuadra nga 67 shkolla nga i gjithë vendi. Gara u zhvillua online nëpërmjet platformës Kahoot!

Nxënësit pjesëmarrës u përshëndetën nga znj. Luljeta Minxhozi Zëvëndës Guvernatore e Parë në Bankën e Shqipërisë, z. Genci Mamani, Drejtor i  Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, dhe z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Në përfundim të Kuizit, ekipet fituese u renditën si më poshtë:

  1. Ekipi fitues i finales kombëtare të Kuizit të Parasë 2025 është nga shkolla 9-vjeçare  “Drita Pelinku” në Tiranë dhe përbëhet nga nxënësit e klasës së 9-të: Eldior Myftaraj  dhe Mikel Rama.
  2. Ekipi fitues i vendit të dytë është nga shkolla “Xhavit Dishnica” në Korçë dhe përbëhet nga nxënësit e klasës se 9-të:  Gloria Mullalli dhe Vasiliqi Sholla.
  3. Ekipi fitues i vendit të tretë është nga shkolla 9-vjeçare “Xhavit Dishnica ” në Korçë dhe përbëhet nga nxënësit e klasës së 8-të: Sindi Mullalli dhe Nergisa Nunka .

Një falënderim të veçantë për mësuesit z.Roland Pjetrushaj dhe znj.Raimonda Bica, të cilët mundësuan organizimin dhe përgatitjen e skuadrave fituese.

Ndërsa të treja skuadrat fituese do të shpërblehen financiarisht, ekipi fitues i vendit të parë do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen evropiane të Kuizit të Parasë, e cila do të zhvillohet në Bruksel.

Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësuesit për interesin e tyre, angazhimin dhe kontributin në realizimin me sukses edhe për këtë vit të këtij konkursi!

Scroll to Top