Data e publikimit: 28/03/2025
Data e skadimit: 07/04/2025

Shpallje për specialist të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave 

Agjencia e Sigurimit të Depozitave shpall kërkesën për “Specialistë të jashtëm pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vlerësimin e automjetit tip Volkswagen Sharan, me numër shasie WVWZZZ7NZEV011095, në pronësi të Agjencisë”.

Përmbledhje e shkurtër e punës: 

Specialisti i Jashtëm në bashkëpunim me Sektorin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore dhe Sektorin e Financës dhe Investimeve do të ofrojë profesionalizmin e duhur me qëllim realizimin e detyrave si më poshtë:

  • Të bëjë vlerësimin e gjendjes teknike të automjetit;
  • Të bëjë vlerësimin e gjendjes së përdorimit të automjetit;
  • Të jetë pjesë e komisionit të vlerësimit të automjetit;
  • Në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të vlerësimit të hartojë proces verbalin dhe relacionin shoqërues të tij, duke argumentuar vlerësimin e aktivit;
  • Në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të vlerësimit të propozojë formën e nxjerrjes jashtë përdorimit të aktivit.

Njohuritë, aftësitë dhe eksperienca e kërkuar:

  • Të jetë i licencuar si ekspert vlerësues i mjeteve motorike nga AMF;
  • Të ketë mbi 10 vjet eksperiencë pune si inxhinier mekanik;
  • Të ketë ekperiencë pune si vlerësues i mjeteve motorike në ente publike ose private në Shqipëri;
  • Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe punës në grup;
  • Të realizojë shërbimin e kërkuar sipas kërkesave të Agjencisë; 
  • Të garantojë përfundimin e shërbimeve të kërkuara 
  • Kandidatët e interesuar duhet të paraqiten pranë ambjenteve të Agjencisë në datë 11.04.2025 ora 10.00 me dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Curriculum Vitae;
  • Dsiplomë të shkollës së Lartë
  • Licencë për vlerësues të mjeteve motorike;
  • Vërtetim punësimi ose vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm;
  • Fotokopje e ID-së.

Testimi përkatës do të zhvillohet në një fazë, nëpërmjet intervistimit të kandidatëve pjesëmarrës.

Kandidati i përzgjedhur do të njoftohet me një njoftim të dytë.

Punësimi i specialistit të jashtëm në Agjenci do të realizohet nëpërmjet lidhjes së një kontrate pune me kohë të pjesshme në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 14 të Kodit të Punës.

Scroll to Top