Në vijim të parashikimeve në Planin Strategjik 2025-2027 dhe angazhimeve të ndërmarra në kuadër të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2025-2027, ASD ka vijuar me iniciativat për harmonizimin ligjor dhe rregullativ me kuadrin e BE-së. Në këtë drejtim në datat 20 dhe 21 mars 2025 u realizua një takim në nivel teknik me ekspertë të zyrës FinSAC të Bankës Botërore. Gjatë takimit dy-ditor u analizuan dhe diskutuan në mënyrë të detajuar kuadri ligjor dhe rregullativ kombëtar për sigurimin e depozitave përkundrejt legjislacionit të BE-së. Projekti do të vijojë në përputhje me hapat e përcaktuar nga ASD dhe ekspertët e FinSAC.
