Data e publikimit: 06/02/2025
Data e skadimit: 06/03/2025

SHPALLJE VEND PUNE PËR KONKURIM

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AGJENCIA E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE

SEKTORI I ADMINISTRATËS DHE BURIMEVE NJERËZORE

Agjencia e Sigurimit të Depozitave për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurim 1 vend të lirë pune, në pozicionin si vijon:
 
“Specialist i sigurimit dhe kompensimit të depozitave”, pranë Sektorit të  
   Sigurimit dhe Kompensimit të Depozitave, në Agjencinë e Sigurimit të  
   Depozitave.
 
Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë për konkurim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
 
Kritere të përgjithshme:
 
Të kenë si rregull shtetësinë shqiptare;
Të gëzojnë zotësi të plotë për të vepruar;
Të përmbushin kërkesat për llojin dhe nivelin arsimor, si dhe të zotërojnë aftësitë profesionale të domosdoshme për vendin përkatës të punës sipas kritereve të miratuara;
Të jenë të aftë për punë;
Të mos jenë të dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
Të angazhohen të respektojnë zbatimin e ligjit “Për Sigurimin e Depozitave”, të ndryshuar, si dhe dispozitat e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.
 
Kritere specifike:
 
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fakultetin ekonomik;
Të ketë jo më pak se 2 vjet eksperiencë pune në sistem bankar;
Të ketë aftësi për të zhvilluar njohuritë profesionale, të ndjekë ndryshimet dhe përmirësimet e legjislacionit shqiptar që lidhen me fushën e sigurimit të depozitave, si dhe ato ndërkombëtare;
Të ketë angazhimin për të përballuar mbingarkesë dhe punë me orar të zgjatur;
Të jetë i/e aftë të kryejë detyra të tjera të caktuara nga eprori përkatës.
Të ketë aftësi praktike në përdorimin e programeve kompjuterike dhe sistemeve të informacionit;
Të ketë aftësi shumë të mira të gjuhës angleze (të folur dhe të shkruar). Njohja e një gjuhe të dytë ndërkombëtare përben avantazh.
 
Fushat e njohurive, dhe literatura mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista për pozicionin e punës “Specialist i Sigurimit dhe Kompensimit të Depozitave”, pranë Sektorit të Sigurimit dhe Kompensimit të Depozitave, në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.
 
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
 
Njohuritë mbi ligjin për sigurimin e depozitave;
Njohuritë mbi udhëzimin për sigurimin e depozitave në banka;
Njohuritë mbi udhëzimin për sigurimin e depozitave në SHKK;
Njohuritë mbi rregulloren e kompensimit;
Njohuritë mbi manualin e verifikimit;
 
Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
 
Curriculum Vitae;
Diplomë të shkollës së lartë
Listë notash;
Dokumenti i Laurimit në gradë shkencore, në qoftë se ka;
Dëshmi të ndryshme kualifikimi dhe specializimi;
Dëshmi të gjuhëve të huaja;
Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor;
Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar ose në ndjekje penale;
Çertifikatë e gjendjes familjare;
Të mos jetë i larguar nga puna për masa disiplinore në bazë të ligjit për nëpunësin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë dhe/ ose Kodit të Punës;
Fotografi 2 copë;
Fotokopje e ID-së.
 
Si dhe të paraqiten pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (Rruga Elbasanit, Pall Edil Al It, Nr. 317, Tiranë) për të tërhequr formën e aplikimit, çdo ditë pranë Sektorit të Administratës dhe Burimeve Njerëzore ose mund ta gjejnë atë në link-un e mëposhtëm në faqen tonë zyrtare në internet:
www.asd.gov.al
 
Konkurimi në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave bëhet në bazë të proçedurave të miratuara nga Këshilli Drejtues i Agjencisë me dy faza:
 
Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit të mëtejshëm, e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të kërkesave specifike, të përcaktuara në shpalljen për konkurim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurimit.
 
Në fazën e dytë, zhvillohet testimi i kandidatëve në dy etapa:
për zotërimin e gjuhës angleze;
për nivelin e njohurive profesionale.
 
Në qoftë se rezultati i testimit për zotërimin e gjuhës së huaj është nën nivelin minimal të përcaktuar, kandidati nuk kualifikohet për fazat e mëtejshme të konkurimit.
 
Dokumentacioni të paraqitet në formë shkresore dhe elektronike me email brenda datës 17.02.2025. Pas kësaj date nuk pranohet asnjë dokument. Data e zhvillimit të fazës së dytë të konkurimit do të caktohet në një njoftim të dytë.
 
Kandidati, i cili dëshiron të konkurrojë, mund të paraqitet çdo ditë pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, për tu njohur me kriteret e vendeve të punës të shpallura për konkurim dhe për të plotësuar kërkesën përkatëse sipas formatit të miratuar nga Agjencia;
Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, i mbyllur në zarf me adresën përkatëse dhe të jetë i plotësuar sipas kërkesave të mësipërme, si dhe në formë elektronike në adresën bkoldashi@asd.gov.al
 
(Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar, mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).

Scroll to Top