Z. Shkëlzen Margjeka

Shkëlzen Margjeka, auditues ligjor është anëtar i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar që nga viti 2008, partner anagzhimi dhe administrator i shoqërisë audituese “ACA MARGJEKA” shpk si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të ASD.
Shkëlzen Margjeka ka qënë anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar për përiudhën 2012-2021 si dhe Kryetar i Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës të IEKA-s. Në vitin 1995-1999  ka qënë kryetar i Union e Pavarur Studentor Shqiptar.
Shkëlzen Margjeka ka mbaruar Fakultetin Ekonomik, Dega Finance-Kontabilitet në vitin 1998, ka mbaruar kursin pasuniversitar Financë-Bankë, Fakulteti – Ekonomik, Universiteti i Tiranës, viti 2000-2001 si dhe në vitin 2012-2014 ka mbaruar Master Shkencor në Finance-Banke, Universiteti Europian i Tiranës. Ai ka kryer kualifikime profesionale në vazhdimësi nga eksperte vendas dhe të huaj.
Shkëlzen Margjeka që nga viti 2000 e në vazhdim ka punuar si drejtor finance  në kompani sigurimi, kompani vendase dhe të huaja, ka dhënë konsulence financiare dhe fiskale,  ka ofruar shërbime në auditim-kontabilitet, ka bërë monitorime dhe kontrolle financiare  pranë KQZ, si dhe ka kryer akt-ekspertime në gjykatë dhe prokurori.

Znj. Vasilika Vjero

Zj.Vasilika Vjero ka lindur në qytetin e Tiranës në vitin 1976.
Zj.Vjero është diplomuar në Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, në degën  Administrim Biznesi në vitin 1998. Në vitin 2003 përfundon një master nga Universiteti i Nebraskës, Lincoln USA, programi Master në Administrimin Publik në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Ajo gjithashtu është trajnuar lidhur me çështje të rritjes ekonomike nga Harvard Kennedy School.
Zj.Vjero ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.  Në karrierën e saj  numëron më shumë se 10 vite eksperiencë pune për Bashkinë e Tiranës në menaxhimin e Administratës Tatimore dhe Departamentit të Planifikimit Strategjik dhe buxheteve vendore, si dhe nje sërë eksperiencash si ekspert financiar me donatorë të huaj. Po ashtu ka shërbyer si ekspert i pavarur fiskal dhe buxhetor për qeverisjen lokale në Shqipëri për një total prej 24  bashkish dhe komunash në të gjithë vendin.
Zj.Vjero zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.

Z. Genci Mamani

Genci Mamani është Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Drejtues të saj.
Z. Mamani, ka mbaruar studimet në vitin 1991 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë.
Në vitin 2001 kreu studimet pasuniversitare pranë Universitetit Wisconsin – La Cross për financë – bankë. Në vitin 2012 ka kryer studimet pasuniversitare në nivelin master për Administrim Biznesi pranë International Hellenic University, në Selanik, Greqi.
Karrierën e tij Z. Mamani e ka nisur në vitin 1991 si ekonomist në Bankën e Shtetit. Më pas ka punuar pranë Bankës FEFAD (sot ProCredit Bank), Bankën Italo – Shqiptare  dhe më tej pranë Bankës së Shqipërisë deri në vitin 2015 duke mbajtur poste drejtuese në këto institucione.  Në korrik të vitit 2015 ai mori detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
Zoti Mamani zotëron gjuhët anglisht dhe italisht.

Z. Donald Duraj

Z. Donald Duraj është emëruar në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në vitin 2015. Z. Donald Duraj ka një karrierë progresiste më shumë se 10-vjecare në sistemin bankar, pjesë integrale e së cilës kanë qenë pjesëmarrja mjaft aktive dhe arritjet e suksesshme brenda institucioneve të ndryshme prestigjioze financiare lokale dhe atyre në rrjetin ndërkombëtar si në Austri, Poloni, Sllovaki, Ukrainë e Bjellorusi. Që prej vitit 2015 Z. Duraj mban detyrën e Shefit të Kabinetit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë me përgjegjësi këshillimi, asistimi, raportimi dhe koordinimi për të gjitha çështjet e lidhura me mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e Kabinetit por dhe të departamenteve të tjera të Bankës së Shqipërisë. Nga viti 2010 e deri në vitin 2015 Përgjegjës i Sektorit të Organizimit Komercial dhe Zhvillimit të Tregut në Bankën Societe Generale Albania duke luajtur një rol kryesor drejtimin strategjik, planifikimin afat-shkurtër dhe afat-gjatë, përcaktimin e objektivave kryesore, koordinimin e marrëdhënieve ndër-divizionale dhe ndër-institucionale, në nivel lokal dhe ndërkombëtar, me kompani publike dhe private, etj. Gjatë kësaj periudhe Z. Duraj ka drejtuar me sukses të paktën 15 projekte, ndër më të rëndësishmit për Bankën, dhe me një ndikim të drejtpërdrejtë në zgjerimin e aktivitetit në tregun lokal dhe në rritjen e përfitueshmërisë. Z. Duraj ka punuar nga viti 2005 deri në vitin 2010 në Raiffeisen Bank Albania dhe Raiffeisen Intenational Austria duke mbuluar pozicione kyçe të karakterit operacional dhe strategjik. Më të rëndësishmet prej tyre janë si Përgjegjës i Segmentit të Individëve, Përgjegjës i Produkteve i Kredisë Konsumatore, Drejtues i Projekteve në Programin “Retail Leadership” pranë Raiffeisen Intenational Austria, etj. Z. Duraj ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë – Profili Bankë, pranë Universitetit të Tiranës.

04/04/2023

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave e datës 31 Mars 2023

Në mbledhjen e datës 31 Mars 2023, Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbi miratimin e Raportit mbi Realizimin e Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2022.

Në mbështetje të nenit 52 pika 1, shkronja “l”, nenit 53, pika 5, shkronja “ë” të ligjit nr.53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “d”, dhe nenit 8, pika 2, shkronja “m” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Këshilli Drejtues miratoi Raportin e Realizimit të Buxhetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2022.

  • Mbi miratimin e Raportit për Veprimtarinë Investuese të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për vitin 2022.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 71 pika 2, të nenit 73, pikat 1, 2 dhe 3, dhe të nenit 79, pika 5 të ligjit nr. 133/2016, datë 22.12.2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 18, pika 1 të Rregullores “Për Fondin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe procedurat për administrimin e tij”, të miratuar me Vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 56, datë 3.10.2017, të ndryshuar, të nenit 6, pika 2, shkronja “g”, të nenit 7, pika 6 dhe të nenit 8, pika 2, shkronja “l” të Statutit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, të miratuar me vendimin e Këshillit Drejtues nr 24, datë 31.10.2018, Këshilli Drejtues miratoi raportin mbi veprimtarinë vjetore të investimit të mjeteve financiare të Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme për vitin 2022. Përmbajtja e plotë e këtij Raporti do të publikohet në faqen e internetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në seksionin përkatës të Raportit Vjetor për vitin 2021.

  • Mbi miratimin e “Raportit të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. për auditimin e brendshëm të Sektorit të Teknologjisë së Informacionit, për periudhën 1 Janar 2022 – 31 dhjetor 2022”.

Këshilli Drejtues shqyrtoi dhe miratoi raportin e auditimit të brendshëm të veprimtarisë të Sektorit të Teknologjisë së Informacionit për periudhën përkatëse. Shërbimi i auditit të brendshëm në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave kryhet nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Deloitte Audit Albania” sh.p.k. dhe “Deloitte Albania” sh.p.k. në përputhje me Standardet Ndërkombëtare për Praktikën Profesionale të Auditimit të Brendshëm (IPPF).

  • Për dhënien e autorizimit paraprak Drejtorit të Përgjithshëm, për fillimin e negociatave dhe hartimin e projekt-marrëveshjes së linjës së kredisë në gatishmëri, ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për përmbushjen e detyrimeve ligjore të Agjencisë, në rast të një ngjarjeje sigurimi.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 43, pika 1, shkronja “n”, neni 52, pika 1, shkronja “nj” dhe pika 2, të nenit 53, pika 6, shkronja “b”, të nenit 58, pika 1, shkronja “c”, të nenit 60 të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar, të nenit 8, pika 2, shkronja “b” dhe shkronja “r”, pika “i” dhe pika “iv” të Statutit të Agjencisë të miratuar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 24, datë 31.10.2018, të nenit 5, pika 2, shkronja “b” të rregullores të Këshillit Drejtues nr. 20, datë 25.09.2017 “Për nënshkrimet e autorizuara në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”, të nenit 18, pika 2 të rregullores të Këshillit Drejtues nr. 29, datë 03.11.2014 “Për rregullat dhe procedurat e funksionimit të mbledhjeve të Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave”, Këshilli Drejtues miratoi dhënien e autorizimit paraprak Drejtorit të Përgjithshëm, për fillimin e negociatave dhe hartimin e projektmarrëveshjes së linjës së kredisë në gatishmëri, ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për përmbushjen e detyrimeve ligjore të Agjencisë, në rast të një ngjarjeje sigurimi.nnAgjencia e Sigurimit të Depozitave, në bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me autoritetet rregullatore dhe mbikëqyrëse të sistemit financiar në Shqipëri, vlerëson se tensionet gjeopolitike, rritja e inflacionit, sulmet kibernetike, etj, e gjetën sistemin bankar shqiptar likuid dhe të mirëkapitalizuar. Gjithsesi, me qëllim garantimin e mekanizmave mbrojtës për çdo situatë, Agjencia çmon si të nevojshme sigurimin e një linje kredie në gatishmëri (stand-by), e cila do të jetë një instrument që do të shërbejë për të rritur kapacitetin e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në përmbushjen e detyrimit të saj ligjor, mbrojtjen dhe garantimin e depozitave të siguruara. Aktualisht Agjencia ka një marrëveshje huaje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila përfundon në 11 qershor 2023. Linja e mëparshme me BERZH përfundoi më 16 Korrik 2019, sipas përfundimit të afatit të saj kontraktual.nnKëshilli Drejtues shqyrtoi dhe informacione e materiale të tjera në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë funksionale dhe operacionale të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Scroll to Top